‘Arrihet marrëveshja për Presidentin’, mediat kosovare: Mustafa kërkon kryeparlamentarin… por Kurti nuk ‘djeg’ Glauk Konjufcën

Më datë:

Tre takime në tre ditë por Kurti dhe Mustafa nuk kanë arritur asnjë marrëveshje por mediat kosovare kanë zbuluar se çfarë të reje ka mes dy liderëve dhe marrëveshjes.

Sipas Koha.Net, në lojë është futur edhe posti i kryeparlamentarit, sipas të cilës Mustafa kërkon ta përfshijë në marrëveshje.

Pas postit të Presidentite dhe 6 ministrive duket se LDK-ja e do dhe kryeparlamentarin por Albin Kurti duket se nuk lëshon pe në këtë çështje pasi kjo do të thoshte të nxirrte jashtë loje krahun e djathtë të tij, Glauk Konjufcën.

Në fakt në fund të dhjetorit të vitit të kaluar Glauk Konjufca u zgjodh kryetar i parlamentit bashkë me mbështetjen e votave të deputetëve të LDK-së por kjo e fundit duket se ka ndryshuar mendje.

Gjithsesi po burime për këtë media bëjnë me dije se dy palët dje ranë dakort për postin e Presidentit që të jetë një përfaqësues i LDK-së por nga LVV nuk ka ende një qëndrim zyrtar për këtë gjë./Koha.Net

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

GJKKO dënon 17 të pandehur për grup të strukturuar kriminal, drogë dhe armë

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin...

Arrestohet 34-vjeçari për tentativë trafikimi të 46 kg kanabis nga Kanadaja

Një 34-vjeçar është vënë në pranga pasi u kap...

Berisha: Protestuesit u dhunuan gjatë shoqërimit, kërkoj lirimin e tyre

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë thirrje...

Në ditëlindjen e 62-të, Rama ndan imazh me kostum rozë dhe mesazh falënderues

Kryeministri i vendit, Edi Rama, feston sot 62-vjetorin e...