Arrestohet sipërmarrësi i një ndërtimi, shpallet në kërkim pronari i truallit

Sipërmarrësi i punimeve të një ndërtimi që kryhej pa leje brenda vijës së verdhë ka rënë në prangat e policisë së Tropojës. Po ashtu bëhet e ditur se është shpallur në kërkim edhe pronari i truallit, i cili kishte porositur ndërtimin.

Sipërmarrësi 46-vjeçar, lindur dhe banues në fshatin Senec-Kosovë, akuzohet për veprën penale “Projektimi, mbikëqyrja, zbatimi ose kolaudimi i paligjshëm i ndërtimeve”.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në vendin e quajtur “Ish-parku”, lagjja Dardania, në qytetin “Bajram Curri”, u konstatua duke punuar në një objekt në ndërtim, i papajisur me leje ndërtimi nga autoritetet kompetente.

“Nga verifikimet e kryera rezultoi se trualli i ndërtimit rezultonte me certifikatë pronësie në emër të shtetasit F. J., i cili u shpall në kërkim për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi nuk u gjet në banesë gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Projektimi, mbikëqyrja, zbatimi ose kolaudimi i paligjshëm i ndërtimeve”, në ngarkim të shtetasit A. M., dhe për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, në ngarkim të shtetasit F. J”, njofton ndër të tjera policia.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi