Arrestohen dy anëtarë të nivelit të lartë të FETO-s në Izmir

Më datë:

Në kuadër të hetimit të kryer nga Kryeprokuroria e Izmirit, janë arrestuar drejtuesi i ashtuquajtur i lartë i organizatës terroriste FETO, Yusuf Bekmezci si dhe imami për qytetin Karşıyaka i grupit terrorist, Akif Sarı.

Bekmezci dhe Sarı janë arrestuar në dy shtëpi në Izmir gjatë operacionit nga ekipet e Departamentit të Antiterrorit dhe njësitë e inteligjencës së Policisë së Izmirit.

Në operacion janë konfiskuar 41.466 dollarë dhe 66.625 lira turke (rreth 10.000 euro) si dhe dokumentacione të rëndësishme organizative.

Bekmezci, është një ndër emrat më të afërt me liderin e organizatës terroriste FETO, Fetullah Gülen, i cili gjithashtu mund të takohet personalisht me të.

Kujtojmë se organizata terroriste FETO orkestroi tentativën për grusht shteti më 15 korrik të vitit 2016 në Turqi, në të cilin 251 persona ranë dëshmorë dhe rreth 2.200 të tjerë u plagosën.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bordi i Transparencës: Nafta të shitet jo më shumë se 206 lekë për litër

Bordi i Transparencës në datë 2 Maj 2026, në...

“Sali kolltuku”/ Salianji i përgjigjet Berishës: Ti bën para nga regjimi i Ramës

Gara për kryetarin e Partisë Demokratike ka bërë që...

Deklarohen ‘pasuri kulturore e paluajtshme’ Parku arkeologjik Bylis dhe Klos dhe e Orikumit

Këshilli i Ministrave, i mbledhur këtë të premte, 17...

Dronët ukrainas “godasin” naftën ruse

Dronët ukrainas goditën portin rus të Tuapses në Detin...