Dy persona janë arrestuar nga policia e Durrësit pasi akuzohen për plagosje. Të arrestuar janë iniciale A. H., 41 vjeç dhe B. H., 40 vjeç, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë plagosur me sende të forta shtetasin J. P., 30 vjeç, i cili ndodhet i shtruar në Spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në DVP Durrës kanë arrestuar në flagrancë shtetasit A. H., 41 vjeç dhe B. H., 40 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim, pasi ditën e djeshme, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë plagosur me sende të forta shtetasin J. P., 30 vjeç, i cili ndodhet i shtruar në Spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.


