Takimi me Ramën, Kurti: Të hiqen barrierat mes dy vendeve, mbledhja e qeverive në nëntor

Më datë:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencën e përbashkët me homologun e tij Edi Rama në Prishtinë ka vënë theksin te heqja e barrierave mes dy vendeve.

Po ashtu Kurti u zotua për rritjen e bashkëpunimit mes dy qeverive dhe theksoi se tregu duhet të jetë sa më unik. Kurti zbuloi gjithashtu se biseduan me Ramën për mbledhjen e dy qeverive që do të mbahet në gjysmën e dytë të nëntorit.

“Kosova dhe qytetarët e saj i gëzohen progresit në Shqipëri. Për realizimin e tyre qeveria e Kosovës dhe unë mbetemi në gatishmëri.

Dy qeveritë tona kanë mundësi për të realizuar projektet që pritet nga qytetarët.

Duhet të rrisim bashkëpunimin për më shumë drejtësi, barazim dhe mirëqënie.

Ndërlidhja mes dy vendeve për heqjen e barrierave është e domosdoshme.

Do të punojmë që tregu të jetë sa më unik. Nëse ka vende ku kjo duhet të bëhet sa më shpejt është Kosova dhe Shqipëria jo vetëm që e njohim njëra tjetër por kemi besim të plotë.

Biseduam për të gjitha fushatat e qeverisjes dhe në veçanti u zotuam që e shohim si të rëndësishëm sinkronizimin gjithandej.

Biseduam edhe për zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese të dy qeverive tona. Biseduam edhe për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive.

Mbledhja e përbashkët të jetë në gjysmën e dytë të muajit nëntor. U dakorduam që të kemi edhe një sekretariat për marrëdhëniet tona bilaterale, që të udhëhiqet nga Gentian Sala,” tha Kurti.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Qytetarët vijojnë protestën në Tiranë kundër ndërhyrjeve të planifikuara në Zvërnec

 Shoqëria civile dhe qytetarë për të pestën ditë radhazi...

Igli Tare del nga SPAK pas një maratone pyetjesh, asnjë koment për gazetarët

Igli Tare ka dalë nga ambientet e SPAK, pas...

“Ti gjobaxhi… kaq kam me ty”/ Balla akuza Shehajt: U vihesh bizneseve nga pas për lekë

Përplasjet për Zvërnecin në Kuvend kanë vijuar midis socialistit,...

Antonio Costa i vë kushte Serbisë

Nga Beogradi në krah të Aleksandër Vuçiç Presidenti i...