Armë e mallra kontrabandë në pikën e Hanit të Hotit, nën hetim doganieri e 2 persona

Më datë:

Tre persona janë proceduar penalisht në Shkodër, njëri prej tyre doganier në Pikën Kufitare Hani i Hotit, të cilët akuzohet për kalim të mallrave kontrabandë.

Policia ka nisur procedimin penal për shtetasit R. Sh., 59 vjeç, I. Rr., 48 vjeç dhe D. M., 28 vjeç (me detyrë doganier), banues në Shkodër.

Shtetasi R. Sh. është konstatuar në PKK Hani i Hotit, me disa mallra dhe produkte të cilat i ka kaluar pa i deklaruar në organet doganore. Në vijim të veprimeve hetimore, gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi u gjet një armë gjahu pa leje.

Më pas është ushtruar kontroll në njërin prej subjekteve me administrator shtetasin I. Rr., të cilin dyshohet se shtetasi R. Sh. e furnizonte me produkte kontrabandë, ku janë gjetur disa mallra dhe produkte të ndryshme të dyshuara kontrabandë.

Në vijim të veprimeve u procedua penalisht për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasi D. M., me detyrë doganier, pasi dyshohet se ka favorizuar shtetasin R. Sh., në kohë të ndryshme, për kryerjen e këtij aktiviteti të kundërligjshëm.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 1 armë gjahu dhe disa mallra kontrabandë.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të kundërligjshëm.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Zjarri në ish-fabrikën e Qelqit në Kavajë: banorët denoncojnë ndotjen dhe djegien e mbeturinave

Një zjarr ka rënë këtë të hënë në zonën...

Hita: Hetime të menjëhershme për ngjarjen në Zvërnec, ndëshkim për shkelësit e ligjit dhe besimit publik

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skendër Hita...

Pas protestës në Zvërnec, ndryshime në Policinë e Vlorës: Edvin Ndreu komandohet drejtor

Edvin Ndreu është komanduar në detyrën e drejtorit të...

Berisha: 30% e Këshillit të PD-së të rinj, lë të hapur mundësinë për nënkryetare të re

https://www.youtube.com/live/8IBrA55V_EY?si=XniZ9glnp1chK3_M&t=165 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka lexuar sot...