Arabia Saudite uron Shqipërinë me rastin e Ditës së Pavarësisë

Më datë:

Udhëheqja e Mbretërisë së Arabisë Saudite ka përcjellë urime zyrtare për Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, me rastin e Ditës së Pavarësisë së vendit.

Kustodi i Dy Xhamive të Shenjta, Mbreti Salman bin Abdulaziz Al Saud, në mesazhin e tij të urimit i ka shprehur Presidentit Begaj dëshirat më të sinqerta për shëndet dhe mirëqenie të vazhdueshme. Mbreti gjithashtu ka uruar për përparim afatgjatë dhe zhvillim të qëndrueshëm për qeverinë dhe popullin shqiptar.

Në të njëjtën ditë, edhe Lartmadhëria e Tij Princi i Kurorës dhe Kryeministri i Mbretërisë së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman bin Abdulaziz Al Saud, ka dërguar një mesazh urimi drejtuar Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Princi i Kurorës ka përcjellë urimet e tij për shëndet dhe suksese të vazhdueshme për Presidentin Begaj, duke i uruar popullit shqiptar begati dhe progress të mëtejshëm.

Mesazhet zyrtare janë publikuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Arabisë Saudite.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

U dënua me 1 vit burg, Edison Memolla rekurs në Gjykatën e Lartë

Ish-kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, i është drejtuar Gjykatës...

Trump akuzon Iranin për shkelje të armëpushimit mes pasigurive për bisedimet

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka deklaruar në një...

Policia mohon rrezikun për fëmijët në Tiranë pas identifikimit të dy shtetaseve iraniane

Një video e shpërndarë në rrjetet sociale, ku pretendohej...

Drejtësi për Liridona Ademajn, dënim maksimal për të akuzuarit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar sot me burgim...