8.5 C
Tirana

Arabia Saudite urdhëron “Aramco”-n të rrisë prodhimin në 1 milion fuçi në ditë

Më datë:

Arabia Saudite ka urdhëruar kompaninë e saj kombëtare të naftës “Aramco” që të rrisë kapacitetin e prodhimit të naftës së papërpunuar me 1 milion fuçi në ditë, (AA).

Kompania saudite “pranoi një direktivë nga Ministria e Energjisë për të rritur kapacitetin e saj maksimal të qëndrueshëm nga 12 milionë fuçi në ditë në 13 milionë fuçi në ditë”, thuhet në deklaratën e lëshuar në bursën saudite Tadawul.

Kompania më e madhe në botë me kapitalizimin e tregut gjithashtu të martën tha se do t’u sigurojë klientëve të saj 12.3 milionë fuçi në ditë naftë të papërpunuar duke filluar nga 1 prilli, që është një rritje prej 300 mijë fuçi në ditë mbi kapacitetin maksimal të qëndrueshëm të kompanisë.

Arabia Saudite, eksportuesja më e madhe në botë e naftës së papërpunuar prodhon aktualisht afërsisht 9.7 milionë fuçi në ditë naftë bruto, thuhet në raportin e tregut të naftës së OPEC-ut për muajin shkurt.

Rritja e fundit e prodhimit saudit mund të shkaktojë një shtesë prej 3.3 milionë fuçi në ditë naftë në tregun global të naftës dhe të intensifikojë presionin në rënie mbi çmimet e naftës.

Rusia tha të martën se mund të rrisë prodhimin e saj të naftës së papërpunuar me 250-300 mijë fuçi në ditë në një afat të shkurtër dhe deri në 500 mijë fuçi në ditë në një afat të gjatë.

Strategjia e njohur “tit-for-tat” (me të njëjtën monedhë) e dy gjigantëve të OPEC plus erdhi pasi ata të premten dështuan të arrijnë një marrëveshje lidhur me frenimin e mëtejshëm të prodhimit të naftës, e cila më vonë u shndërrua në një luftë çmimesh për pjesën më të lartë të tregut kundër njëri-tjetrit dhe prodhuesve të naftës të shistit argjilor amerikan.

Çmimet e naftës shënuan rënie të madhe prej 30 për qind të hënën, duke u ulur në nivelin e tyre më të ulët që nga shkurti i vitit 2016 dhe shënuan humbjen e tyre më të madhe të përqindjes ditore që nga janari i vitit 1991 gjatë Luftës së Gjirit.

Ndërkohë, Arabia Saudite, ekonomia e së cilës varet në masë të madhe nga eksporti i naftës së papërpunuar, ka nevojë për çmime të naftës në rajonin prej rreth 80-85 dollarë për fuçi për të balancuar buxhetin e saj, Rusia kërkon që çmimet e naftës të jenë rreth 42-45 dollarë për fuçi për të shmangur deficitin buxhetor.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Sejko: Rritje ekonomike, ulen borxhet! Niveli i papunësisë nën normën historike

Është prezantuar sot raporti vjetor i Bankës së Shqipërisë...

“Nuk e dinim që nuk lejohet”/ Skuterat elektrikë sërish rrugëve të qytetit, policia aksion për bllokimin e tyre

Pavarësisht vendimit për ndalimin e qarkullimit të monopatinave në...