10.5 C
Tirana

Apeli vendos detyrim paraqitje për Sali Berishën

Më datë:

Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Ai do duhet të paraqitet dy herë në muaj para policisë gjyqësore.

Vendimi u dha nga gjyqtari Engert Pllumbi.

“Urdhërohet i pandehuri Sali Berisha të paraqitet përpara oficerit të policisë gjyqësore Adelajda Metaj, pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, të hënë e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 10:00”, njoftoi gjykata.

Ishte Prokuroria e Posaçme e cila ankimoi vendimin e Shkallës së Parë të Gjykatës së Posaçme pasi e liroi Berishën nga arresti shtëpiak dhe nuk i dha asnjë masë shtrënguese.

Dy prokurorët e çështjes, Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai e ankimuan këtë vendim me argumentin se nuk ekzistojnë kushtet që gjykata ta nxirrte nga arresti shtëpiak ish-kryeministrin Sali Berisha. Por avokatët e kryedemokratit deklaruan se ky ankimim nga SPAK ishte i pavend.

Kujtojmë se kryedemokrati Sali Berisha qëndroi i izoluar në banesën e tij për 11 muaj, ndërsa e fitoi lirinë më 27 Nëntor 2024.

Ai akuzohet për korrupsion pasiv në lidhje me dosjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Burg pa afat për dy të arrestuarit/ Elbasan, masa e sigurisë për ish-ortakun e biznesmenit dhe rojën

Gjykata e Elbasanit ka vendosur sot masën e sigurisë...

Protesta mbahen para parlamentit gjerman kundër projektligjit për shërbimin ushtarak

Një grup protestuesish organizuan një demonstratë para ndërtesës së...

Stuhia “Byron” godet juglindjen e Greqisë

Këto janë pasojat e një stuhie të fuqishme, “Byron”,...