Emigrantët kthehen në Greqi, radhë të gjata në Kakavijë

Më datë:

Emigrantët që kaluan festat e fundvitit në atdhe kanë nisur të kthehen në Greqi përmes pikave kufitare.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë dalë nga dogana shqiptare në Kapshticë 6925 qytetarë dhe kanë hyrë nga Greqia 2978 persona.

Siç raportohet, fluksi i lartë i mjeteve në dalje është menaxhuar pa vonesa nga policitë kufitare të të dy vendeve.

Pala shqiptare ka hapur 5 sportele në dalje, 2 prej të cilëve përpunojnë dokumentacionin e udhëtarëve të autobusëve, ndërsa dogana greke punon me 3 sportele në dalje.

Pritet që fluksi i udhëtarëve të mbetet i lartë edhe në ditët në vazhdim në këtë pikë kufitare.

Por ndryshe paraqitet situata në Kakavijë. Atje radhët e makinave janë të gjata.

Siç raportohet, pala greke është duke punuar vetëm me 2 sportele duke krijuar në këtë mënyrë vonesa. Sa i përket palës shqiptare, punohet me kapacitete të plota.

“Problematika fillon pas daljes nga pika kufitare e Kakavijës. Aty radhët e gjata, siç po e ndiqni, ndodhen në zonën neutrale”

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Automjeti i punonjësit të policisë në Vlorë digjet, hetime për urdhër kriminal nga burgu

Digjet qëllimisht një automjet në pronësi të një punonjësi...

Protesta dhe përplasjet, Berisha ngre akuza për përdorim të mjeteve të forta nga policia

Një ditë pas protestës së PD, Berisha ka dënuar...

Nga “Mine Peza”, Balliu denoncon dhunën dhe akuzon policinë

Nga “Mine Peza”, ku vizitoi të ndaluarit e protestës...