Apeli i GJKKO shtyn vendimin për kërkesën kundër sekuestrimit të pronave, Kryemadhi: Do ta ndjek deri në Strasburg

Më datë:

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ishte sot në Apelin e GJKKO për vendimin mbi sekuestron e pronave të saj dhe nënës së saj, i cili u shty për nesër në orën 10:00.

Në një prononcim për gazetarët jashtë dyerve të GJKKO, Kryemadhi tha se, nuk bëhet fjalë për dy vila, por apartamente të cilat janë marrë me kredi, teksa ritheksoi se çështjen do e ndjekë në Strasburg.

“Një nga gjërat ishte se arsyeja për sekuestrot e banesave se ju keni qejf t’u thoni vila, janë apartamente. Thanë pse ka marrë kredi, dhe unë i shtrova një pyetje gjyqtares dhe prokurorit, po ju që keni marrë kredi, jepni me qira është e ligjshme apo e paligjshme? Prokuroria nuk ka marrë ekspertë financiarë, kanë qëndruar në kuadrin e thashethemeve gazetareske”, u shpreh ajo.

“Me thënë të drejtën pretendimi është se meqë dyshohet Ilir Meta për çështjen CEZ/DIA dhe mamaja jote ka marrë shtëpi në mars 2010. Megjithatë janë justifikime, pse duhet të rezultonte tani kjo çështja e shtëpisë”, tha Kryemadhi

“Në vlerën që kanë përmendur për të intimiduar se ju e dini mirë që në raste të tilla kur dosjet dalin në media, është për të bërë padrejtësi nëpërmjet linçimit të njerëzve. Bëhet fjalë për 310 mijë euro, ata mbledhin të gjitha transaksionet që kanë qarkulluar në bankë duke ia vendosur mamasë time. Unë do ndjek të gjitha procedurat ligjore se jam e bindur që kjo çështje do vazhdojë në Strasburg. Atë ditë që kemi pasur gjyqin në Apel, 5 minuta para se të vija 10 policë kanë zbarkuar në oborrin e shtëpisë time, ishte skenar interesant për presion psikologji. Mund të jetë edhe rastësi. Kanë ardhur dhe ditën tjetër, procesverbali u firmos nga unë dhe nëna ime”, deklaroi deputetja.

“Tani ne duhet të dalim nga shtëpia”, shtoi ajo. E kur u pyet nga gazetarët se ku do qëndrojë, u përgjigj se do të qëndrojë në çadër. “Problem i madh, në çadër. Sa ka në çadër nga tërmeti. Do marrim ndonjë kontejner, ndonjë çadër me qira”, tha ajo.

Kryemadhi është nën hetim për “korrupsion”, “pastrim parash” dhe “fshehje pasurie”. Ndërkohë për këto 3 vepra penale është lënë në burg ish-Presidenti i vendit Ilir Meta.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Zjarr i madh pranë QSUT-së, përfshihet një kompleks banimi

Një pallat në kryeqytet, pranë spitalit “Nënë Tereza”, është...

Bisedimet e ardhshme të paqes SHBA-Iran, Vance: Topi është vërtet në fushën tonë

Trafiku detar drejt porteve iraniane në Gjiri Persik dhe...

Samiti i Diasporës, Balla: Duhet të kemi të zgjedhurit tanë nga diaspora në Shqipëri

Nga Samiti i Diasporës që po mbahet në Tiranë,...

Ish-kryebashkiaku i Finiqit shpallet fajtor për abuzim me tenderat, dënohet me 4 vite burg

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...