Konferenca e Tretë Ndërqeveritare Shqipëri-BE, Rama kryeson delegacionin shqiptar në Bruksel

Më datë:

Nesër zhvillohet në Bruksel Konferenca e Tretë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, ku do të hapet grup-kapitulli 6 për politikën e jashtme.

Kryeministri Edi Rama do të kryesojë delegacionin shqiptar në këtë konferencë.

Kreu i qeverisë shqiptare pritet të niset pasditen e sotme dhe të mbërrijë në orën 19:00 në aeroportin ndërkombëtar të Brukselit. Atje ai do të pritet nga ambasadori i Shqipërisë, Ferit Hoxha.

Ditën tjetër, më 17 dhjetor, Rama do të kryesojë delegacionin e vendit tonë në konferencën ndërqeveritare ku pritet të hapet grup-kapitulli i gjashtë që përfshin politikën e jashtme, të sigurisë dhe atë të mbrojtjes.

Më 15 Tetor, Shqipëria hapi pesë kapitujt e anëtarësimit pjesë e çështjeve themelore si Gjyqësori të Drejtat Themelore, Drejtësia, Prokurimet, Statistikat, Sigurinë dhe Kontrollin Financiar.

Vizita e Ramës në Belgjikë do të përfundojë më 18 dhjetor, pasi të mërkurën ai do të ulet së bashku me liderët e tjerë të rajonit në tryezën e samitit BE-Ballkani Perëndimor, së bashku me liderët e BE-së dhe rajonit, eventi i parë i kryesuar nga presidenti i ri i Këshillit Evropian, Antonio Costa e po ashtu komisionerja e re për zgjerimin Marta Kos.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Hoxha takim me Gonzaton: Shqipëri-BE, marrëdhënie gjithnjë e më të afërt

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha...

Berisha akuzon Ramën: Marrëdhënie të njëanshme me Vuçiçin, shqiptarët jashtë Brukselit

Kreu i PD Sali Berisha po mban një bashkëbisedim...

Vlorë: Arrestohet punonjësi i policisë, SPAK zbulon akuzat

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me operacionin...

Presidenti amerikan paralajmëron Irani: Objektiva të reja nën shqyrtim nga ushtria

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka ndarë një përditësim...