13.5 C
Tirana

Apartamente e mijëra euro! Sekuestrohet pasuria e dy grave në Vlorë

Më datë:

VLORE- Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar disa prona të dy grave që akuzohen për pastrim parash. Burime zyrtare bëjnë me dije se pronat e sekuestruara janë dy apartamente dhe katër llogari bankare me shuma të ndryshme.

NJOFTIMI

Vendimi:
PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË VLORË

NJOFTIM

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, ka rregjistruar kryesisht, procedimin penal nr.1264, të vitit 2019, që bën fjalë për veprën penale të parashikuar nga neni 287 i K.Penal “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” pas të dhënave të administruara në bashkëpunim me strukturat seksionit kundër krimit ekonomik dhe korrupsionit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Vlorë, ndaj shtetaseve Xh. B. dhe K. M.

Në funksion të hetimit paraprak të këtij procedimi penal, prej Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë në bazë të nenit 274 të K. Pr. Penale është vendosur caktimi i masës së sigurimit pasuror e sekuestros preventive për pasuritë e mëposhtme:

Pasuria e paluajtshme: Apartament banimi me sip 41.3 m2, në lagjen “1 Maji”, rruga Transballkanike, Vlorë me blerës shtetasen Xh. B.
Pasuria e paluajtshme: Apartament banimi me sip 41.3 m2, në lagjen “1 Maji”, rruga Transballkanike, Vlorë me blerës shtetasen Xh. B.
Pasuri e luajtshme, llogari bankare prane Raiffeisen Bank me gjendje 2.365,306.44 lekë; llogari bankare me gjendje 17,847.80 euro, llogari bankare me gjendje 780.51 USD, në emër të shtetasit O. B.
Pasuri e luajtshme, llogari bankare prane OTP Bank, në monedhën Euro me balancë 11,999.06 euro, në monedhën Lek me balancë 640,041.32 lekë në emër të shtetasit O. B.
Pasuri e luajtshme, llogari bankare prane UNION BANK, në monedhën EURO, me balancë 9000 EURO , në emër të shtetases Xh. B.
Pasuri e luajtshme, llogari bankare prane Bankes Kombetare Tregtare (BKT), me balance 861,386.17 lekë, në emër të shtetases Xh. B.

Hetimet për këtë procedim penal vijojnë.

Vlorë, më 24.12.2021

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rama për TV5 Monde: Turistët, dëshmitarë të një Shqipërie evropiane, mikpritëse dhe me harmoni fetare

 “Shqipëria, sekreti i Ballkanit” titullohet dokumentari i transmetuar mbrëmjen...

Sarandë, SPAK dërgon në gjykatë grupin e akuzuar për korrupsion

SPAK njoftoi përfundimin e hetimeve dhe dorëzimin në Gjykatën...

Çelaj: Veprimet e policisë jo korrekte me qytetarët, Gogu: Respektojmë protestën si të drejtë kushtetuese

 Në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes,...

Durrës, zbulohet aktivitet seksual i paligjshëm, arrestohen dy shtetase dhe dy klientë

Procedohen dy shtetase braziliane, të cilat kishin përshtatur apartamentin...