8.5 C
Tirana

Ambasadorja Kim: Ka potencial ekonomik që duhet vlerësuar, thelbësore të ketë rregulla të qarta, gjykata të drejta

Më datë:

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ndërmjet një statusi në rrjete sociale, ka folur mbi investimet që po arrihen mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Kim nënvizon, se investimet po rriten, ndërsa korrupsioni po luftohet. Ambasadorja theksoi se është e domodsoshme që rregullat të jenë të njëjta për të gjithë, e mbi të gjitha, të kemi në vend gjykata të pastra në rast mosmarrëveshjesh.

Reagimi i Ambasadores Kim vjen pasi Dhoma Amerikane publikoi “Axhendën e Investimeve”, raportin me 40 rekomandime për përmirësimin e Klimës së Biznesit dhe letrës së Presidentit të AmCham, Enio Jaço drejtuar bizneseve të AmCham për rëndësinë e implementimit të rekomandimeve.

Njoftimi i plotë i Ambasadores Yuri Kim:

“Duke pritur për më shumë punë me Shqipërinë dhe autoritetet e Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri për të rritur investimet Amerikane në Shqipëri.

Esenciale për të pasur rregulla të qarta që zbatohen për të gjithë, gjykata të pastra në rast mosmarrëveshjesh, të drejta të besueshme pronësie, transparencë në prokurimin publik.

Tetorin e kaluar, ne vendosëm kuadrin për një bashkëpunim më të madh ekonomik mes SHBA-ve dhe Shqipërisë. Investimet amerikane do të rriten ndërsa korrupsioni & pengesat e tjera do hiqen.

Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshëm ekonomik që duhet vlerësuar dhe zhvilluar plotësisht”, shkruan Kim.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Kryengritje paqësore deri në fitoren e PD

https://www.youtube.com/live/dPCllg3yFX0?si=FDOqFhyKF7MuF9Te Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot gjatë...

Trump fton Ramën në Bordin e Paqes, Kryeministri: Krenar për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se presidenti i Shteteve...

Aksidenti tragjik te Ura e Dajlanit, lihet në burg shoferi

Gjykata e Shkallës së Parë e Durrësit, vendosi këtë...

“Berisha zbulon mesazhet e dosjes Balluku: Palloshi i gjatë dhe kontrolli i të dhënave private nga Ergys Agasi”

https://www.youtube.com/live/DasbiBQXR3c?si=9d57tJiMX2TZfjj6 Kreu i PD Sali Berisha po mban një bashkëbisedim...