Ambasadorja e SHBA: Një tjetër armë në arsenalin e Shqipërisë

Më datë:

Nga sot policia shqiptare ka në pajisjet e saj edhe makinat e së vërtetës ose ndryshe poligrafët.

Në Ministrinë e Brendshme janë certifikuar sot 5 poligrafët e parë të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat që do të marrë në testim edhe kandidatët për Byronë Kombëtare të Hetimit, BKH, ose ndryshe FBI-ja shqiptare.

Në aktivitet ka marrë pjesë edhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim, e cila tha se këta ekspertë të poligrafit janë një tjetër armë në arsenalin e Shqipërisë për të luftuar korrupsionin.

“Jam shumë e kënaqur për të certifikuar suksesin e 5 studentëve. Instruktorja e tyre ka vlerësuar në mënyrë të përsëritur përkushtimin e tyre dhe disiplinën.

Është një moment i rëndësishëm në jetën e të diplomuarve por edhe një moment i rëndësishëm në jetën e Shqipërisë. Shqipëria ka ligjin e ri, ligjin e SPAK që kërkon që të gjithë punonjësit e BKH t’i nënshtrohen poligrafit.

Këta ekzaminues dhe pajijsja e dhuruar nga SHBA do sigurojnë aftësinë për tu zbatuar sipas ligjit të ri të SPAK.
Ata janë një tjetër armë në arsenalin e Shqipërisë për të luftuar korrupsionin, një tjetër mundësi për të forcuar shtetin ligjor.

Jemi këtu për të përuruar edhe njësinë e poligrafit në SHÇBA. Kjo njësi do fillojë të kryejë kontrollin e kandidatëve për drejtimin e BKH”, deklaroi ambasadorja Kim.

Ajo theksoi se SHBA do vazhdojë të asistojnë në këtë detyrë dhe funksione të tjera vendimtare gjatë vitit të ardhshëm. “SHBA-të qëndrojnë me qeverinë shqiptare për të larguar korrupsionin nga sistemi i drejtësisë penale.

Dua t’iu them të diplomuarve ‘unë besoj tek ju’ dhe dua t’i them popullit shqiptar ‘unë besoj tek ju’”, tha Kim.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Qytetarët vijojnë protestën në Tiranë kundër ndërhyrjeve të planifikuara në Zvërnec

 Shoqëria civile dhe qytetarë për të pestën ditë radhazi...

Igli Tare del nga SPAK pas një maratone pyetjesh, asnjë koment për gazetarët

Igli Tare ka dalë nga ambientet e SPAK, pas...

“Ti gjobaxhi… kaq kam me ty”/ Balla akuza Shehajt: U vihesh bizneseve nga pas për lekë

Përplasjet për Zvërnecin në Kuvend kanë vijuar midis socialistit,...

Antonio Costa i vë kushte Serbisë

Nga Beogradi në krah të Aleksandër Vuçiç Presidenti i...