Ambasadori i SHBA-ve, thirrje Kurtit që ta shtyjë afatin për targat.

Më datë:

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier ka reaguar për rastin e djegies së një automjeti që ka kthyer targat në RKS.

Hovenier është shprehur se SHBA-ja dënon aktin e djegies dhe shkatërrimit të pronave dhe çfarëdo përpjekje tjetër për të intidimiduar ata të cilët dëshirojnë të regjistrojnë makinat e tyre me RKS.

“Këto janë akte frikacake dhe kriminale”, ka shkruar Hovenier në “Twitter”.

Ai ka përsëritur edhe një herë kërkesën drejt Qeverisë së Republikës së Kosovës për shtyrje të plotë të implementimit të vendimit për 12 muaj, në mënyrë që targat RKS mund të vendosen pas kësaj periudhe.

Gjithashtu ai ka ritheksuar se SHBA-ja mendon që Kosova ka të drejt që të implementojë një ndryshim të tillë të targave.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Presidenti Begaj: Bashkëpunimi ushtarak me SHBA forcon sigurinë rajonale

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka vlerësuar partneritetin 25-vjeçar...

Kishin pika këmbimi valutor pa licencë, në hetim pronarët e 3 subjeketeve në Tiranë

Policia e Tiranës, vuri në hetim pronarët e tre...

Banorët e Arapajt ngrejnë shqetësimin: “Jetojmë me frikë prej tyre”

Pak ditë pas aksidentit të rëndë që i mori...

Tortë akulli me kafe

Në ditët e nxehta të verës ushqimet më të...