Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë deklarohet për urdhrin e Biden në të cilin përfshihet edhe Kosova

Ambasada amerikane në Prishtinë, është deklaruar lidhur me urdhrin ekzekutiv të Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden përmes të cilës ka paraparë bllokimin e pronës dhe pezullimin e hyrjes në Shtetet e Bashkuara të personave të caktuar që kontribuojnë në situatën destabilizuese në Ballkanin Perëndimor.

Nga ambasada thonë se korrupsioni dëmton politikën e jashtme, sigurinë kombëtare dhe shëndetin ekonomik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, partnerëve dhe aleatëve.

Ambasada tutje nënvizon se urdhri siguron mjete të reja për t’iu përgjigjur kërcënimeve serioze të stabilitetit në rajon.

“Korrupsioni dëmton politikën e jashtme, sigurinë kombëtare dhe shëndetin ekonomik të Shteteve të Bashkuara, partnerëve tanë dhe aleatëve tanë.

Dje, Presidenti Joe Biden nënshkroi një Urdhër të ri Ekzekutiv që modernizon regjimin e sanksioneve të Ballkanit Perëndimor për të pasqyruar shqetësimet e sundimit të ligjit.

Ai siguron mjete të reja për t’iu përgjigjur kërcënimeve më serioze ndaj stabilitetit në të gjithë rajonin – korrupsioni, veprimet që minojnë qeverisjen demokratike dhe abuzimi serioz i të drejtave të njeriut”, thuhet në deklaratën e ambasadës së ShBA-së në Kosovë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi