Gjendet një trup i pajetë në Ulqin, dyshohet se është ish-shefi i Policisë Rudolf Elezoviç

Një trup i pajetë është gjetur mbrëmjen e djeshme në Ulqin.

Mediat atje bëjnë me dije se identiteti i viktimës ende nuk dihet.

Mediat lokale shkruajnë se nga rezultatet paraprake të hetimit trupi i pajetë i përket ish-shefi të policisë së Ulqinit, Rudolf Elezović.

Sipas mediave, autopsia do të përcaktojë shkakun e plotë të vdekjes por deri tani dyshimet janë se kemi të bëjmë me një vetëvrasje.

Elezoviç u raportua i zhdukur nga gruaja e tij më datë 27 maj.

Ai kishte qenë në postin e shefit të policisë së Ulqinit prej 6 vitesh .

Më herët ai ka qenë në poste drejtuese në OB Ulqin dhe ka mbajtur edhe poste në sektorin e policisë kufitare.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi