Ambasada e SHBA, për sulmin kibernetik: E dënojmë me forcë, do jemi krah për krah me Shqipërinë

Më datë:

Ambasada Amerikane në Tiranë, i ka dhënë zë, deklaratës së fortë të bërë nga Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price, i cili  dënoi sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë. Ambasada e SHBA ka ripublikuar deklaratën e Price, i cili shprehet se SHBA do të vijojë bashkëpunimin me Shqipërinë për mbrojtjen nga sulmet kibernetike.

“Dënojmë me forcë sulmin kibernetik të 9 shtatorit kundër aleates sonë në NATO, Shqipërisë, i cili pason sulmin kibernetik të Iranit të 15 korrikut. Ne do të vazhdojmë të punojmë krah për krah me Shqipërinë dhe aleatët e partnerët e tjerë, për të forcuar mbrojtjen kibernetike dhe për t’i bërë përgjegjës aktorët keqdashës.” – Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, Ned Price

Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit kanë konfirmuar se sistemi TIMS në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” është rikthyer totalisht në funksion gjatë mëngjesit të sotëm, pas punës që kanë kryer ekspertët e IT-së, së bashku me aleatët.

Shqipëria njofton për një sulm tjetër kibernetik nga Irani. Kryeministri Edi Rama e bëri publik të shtunën, (10.08.2022) lajmin e një sulmi të ri nga Irani në një postim në twitter, duke theksuar se “një tjetër sulm kibernetik nga të njëjtët agresorë, tanimë të ekspozuar dhe dënuar prej vendeve aleate e mike të Shqipërisë, është shënuar mbrëmë mbi sistemin TIMS! Ndërkohë vazhdojmë të punojmë përditë pa orar me aleatët për t’i bërë të papenetrueshme sistemet digjitale të Shqipërisë”

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Gjermania nis anije në Hormuz, Merz: Të gatshëm të kontribuojmë për paqen

Ushtria gjermane po përgatitet për një mision në Ngushticën...

HAPËSIRË – Në 2026-ën do të ketë 13 Hëna të plota

Viti 2026 është një nga vitet e rralla në...

E rëndë në Elbasan, 56-vjeçari i jep fund jetës me armë zjarri

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Elbasan, ku...

Raporti i PE-së për Shqipërinë, Berisha: Zgjedhjet u zhvilluan në kushtet e partisë-shtet

https://www.youtube.com/live/MbeQDzXZuxw?si=OgrtQx8qp6PnZyqh Kreu i PD-së Sali Berisha sot në 5 maj...