Ambasada e Britanisë së Madhe: Masa urgjente për të garantuar sigurinë e gjyqtarëve

Më datë:

Ambasada e Britanisë së Madhe në Tiranë dënoi ngjarjen e ndodhur dje në ambientet e Gjykatës së Apelit në Tiranë, ku u vra me armë zjarri gjyqtari Astrit Kalaja dhe mbetën të plagosur dy persona të tjerë.

Në një reagim në rrjetet sociale, ambasada britanike thekson se “jemi thellësisht të pikëlluar nga vdekja tragjike e gjyqtarit Astrit Kalaja”.

“Dënojmë fuqishëm aktin e dhunës dhe bëjmë thirrje për masa urgjente për të garantuar sigurinë e gjyqtarëve dhe integritetin e gjykatave”, u shpreh ambasada britanike.

Ambasada britanike i shprehu ngushëllimet familjes, miqve dhe kolegëve të gjykatësit Astrit Kalaja.

Në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë pasditen e djeshme u  qëllua me armë zjarri gjyqtari Astrit Kalaja, i cili për pasojë humbi jetën. Nga të shtënat u plagosën gjithashtu dy persona të tjerë, palë në një proces gjyqësor.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ndryshimet statutore në PD nuk do publikohen para shqyrtimit nga kryesia

Partia Demokratike ka nisur zyrtarisht procesin për ndryshimet në...

Sali Berisha mbetet kandidati i vetëm për drejtimin e Partia Demokratike e Shqipërisë

Mereme Sela dhe Vladimir Mulaj janë skualifikuar nga gara...

Ndahet nga jeta Shaban Zeneli, “Bilbili i Çamërisë”

Shabani Zeneli, artisti i muzikës popullore shqiptare, i njohur...

Ndërtoi pa leje në tarracën e pallatit, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës vuri në pranga një 57-vjeçar i...