9.5 C
Tirana

Ambasada britanike mirëpret vendimin e Thaçit për mandatim të Kurtit për kryeministër

Më datë:

Ambasada britanike në Prishtinë ka thënë se mirëpret vendimin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për të emëruar Albin Kurtin si kandidat për kryeministër, për formim të qeverisë së re.

“Votuesit kosovarë kanë pritur tre muaj e gjysmë për këtë moment. Shpresa e tyre dhe dëshira për të ndryshuar, e shprehur aq qartë më 6 tetor, duhet të respektohet. Politikanët e zgjedhur të Kosovës dhe partitë e tyre tani duhet të tregojnë kurajo dhe kreativitet në formimin e qeverisë që reflekton dëshirën e elektoratit”, është thënë në deklaratën e kësaj ambasade.

Përveç tjerash aty është bërë thirrje edhe për përshpejtim të negociatave për formim të qeverisë, ndërkohë që Lëvizja Vetëvendosje, fituese e zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit dhe Lidhja Demokratike e Kosoëvs, vazhdojnë të mos kenë marrëveshje për qeverisje eventuale të Kosovës.

Deri më tani, liderët e të dy partive, Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Isa Mustafa i Lidhjes Demokratike të Kosovës, janë takuar disa herë me synimin për të përmbyllur një marrëveshje për koalicion, mirëpo të gjitha takimet kanë rezultuar të pasuksesshme.​

Në zgjedhjet e parakohshme të mbajtur më 6 tetor të vitit të kaluar, Lëvizja Vetëvendosje doli e para, ndërsa LDK-ja e dyta. Zgjedhjet u mbajtën pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit të Kosovës, meqë ai mori ftesë për të dëshmuar në Gjykatën Speciale me seli në Hagë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Makina merr para turmën në Mynih

28 persona kanë mbetur të plagosur pasi një makinë...

Gjykatësi ‘i hap rrugën’ planit të Trump për reduktimin e punonjësve federalë

Një gjykatës federal i hapi udhë të mërkurën planeve...

Flamur Nokën nuk e mbajnë nervat, “turret” drejt Ballës! Ndërpritet seanca

Gjatë seancës parlamentare këtë të enjte janë shënuar tensione...

Rama: Morëm letër nga BE për çeljen e negociatave për grupkapitullin 3

Shumë shpejt, çelja e grupkapitullit të 3 të negociatave...