4.5 C
Tirana

Albin Kurti nuk shkon në Prokurorinë Speciale

Më datë:

Kryeministri Albin Kurti nuk është paraqitur në Prokurorinë Speciale ashtu siç ishte bërë thirrja.

Ai duhej të shkonte atje në orën 09:30, por zyrtarja në prokurori i tha mediave se Kurti nuk do të paraqitet pasi ai ndodhet jashtë vendit.

Ai aktualisht ndodhet në Slloveni”

Sipas zëdhënëses së prokurorisë, Kurtit do t’i bëhet një thirrje tjetër konform ligjeve në fuqi.

Prokuroria Speciale e ka ftuar Kurtin në cilësinë e dëshmitarit. Zëdhënësja nuk ka dhënë detaje për çfarë rasti bëhet fjalë.

“Megjithatë duke krahasuar numrin e lëndës në fletëthirrjen që i ishte dërguar kryeministrit dhe që e ka publikuar zëdhënësi i qeverisë Përparim Kryeziu, atëherë numri është i njëjtë me rastin që ka të bëjë me rezervat shtetërore. Për këtë rast kryeministri është ftuar në cilësinë e dëshmitarit”.

Më herët ka qenë ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari që ka dhënë dëshminë për këtë çështje dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli. Tani është radha edhe e kryeministrit Albin Kurti.

Kurti u thirr nga Prokuroria Speciale më 11 Dhjetor. Ky zhvillim shkaktoi reagime të menjëhershme brenda qeverisë.

Zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryezi, i cili bëri publike këtë thirrje, e cilësoi këtë si një lëvizje me prapavijë politike.

“Tani përmes kësaj ftese po tentohet ndikimi në rezultatin e zgjedhjeve të 2025. Qëllimi mbetet i njëjtë. Metoda ka ndryshuar. Kjo është ndërhyrje e sistemit të drejtësisë në proces zgjedhor”

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Telefoni më i hollë i palosshëm në botë gati për treg

Ka pasur thashetheme që qarkullojnë se Oppo Find N5...

Dortmund vijon “rënien e lirë”, Nuri Sahin në “fije të perit”

Nuk ka “paqe” për Dortmund, me verdhezinjtë që përballë...

Hasude me Arra

Një ëmbëlsirë fantastike, me një shije të veçantë është...

Zbulohet dinamika e re astronomike

Plutoni ka patur një impakt të butë me Carontin,...