12.5 C
Tirana

Alarm pas vrasjes së gjyqtarit, Begaj takim urgjent me Dumanin

Më datë:

Vrasja e gjyqtarit të Apelit Astrit Kalaja, më 6 tetor, ngriti një alarm të madh sa i takon institucioneve të drejtësisë në vend.

Për këtë arsye, Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar takim konsultativ sot, 10 tetor, me kreun e Strukturës së Posaçme AntiKorrupsion (SPAK), Altin Dumani.

Më herët, Begaj ka takuar kreun e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLP), Inspektorin e Lartë të Drejtësisë dhe drejtuesin e Gjykatës së Lartë.

Priten takime të kësaj natyre, me dyer të mbyllura, edhe në ditët vijuese.

Kujtojmë se disa ditë më parë, qeveria shqiptare mori një vendim për sigurinë e prokurorëve, gjykatësve apo magjistratëve në vend. Përshembull për kreun e SPAK, me përfundimin e detyrës, do të ketë deri në 3 vite garantim të sigurisë së tij, në nivel të lartë.

Si kreu i Këshillit të Lartë të Sigurisë, Presidenti ka një rol specifik për hapat që duhet të ndërmerren për të rritur sigurinë e gjyqtarëve, megjithatë do pritet nëse do ketë një vendimmarrje nga ana e Kreut të Shtetit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Sejko: Rritje ekonomike, ulen borxhet! Niveli i papunësisë nën normën historike

Është prezantuar sot raporti vjetor i Bankës së Shqipërisë...

“Nuk e dinim që nuk lejohet”/ Skuterat elektrikë sërish rrugëve të qytetit, policia aksion për bllokimin e tyre

Pavarësisht vendimit për ndalimin e qarkullimit të monopatinave në...