Akuzohen për vrasje/ Policia britanike shpall në kërkim 3 shqiptarët, kushdo që ka informacion shpërblehet me 5.000 paund

Më datë:

Policia në Jug të Uellsit ka vendosur një shpërblim prej 15.000 stërlinash, të cilat përkthehen në 5.000 paund, për cilindo që jep informacion për vend-fshehjen e tre shqiptarëve të kërkuar për vrasje.

Tre shqiptarët “Wanted” janë Josif Nushi, 26 vjeç, Mihal Dhana, 27 vjeç, dhe Gledis Mehalla, 19 vjeç. South Wales Police i kërkon ata si të përfshirë në vrasjen e Tomasz Waga, në Janar 2021, sipas mediave.

“Crimestoppers”, një organizatë jo qeveritare që ndihmon në sensibilizimin e publikut për të ndihmuar kapjen e personave të kërkuar thotë se viktima Tomasz Waga, kishte udhëtuar nga Dagenham në Londër drejt Kardifit në Uells nga ku u gjet i vdekur në Westville Road, Penylan.

Është zbuluar se Nushi, Dhana dhe Mehalla, kanë lidhjet e tyre me qytetin e Lushnjës dhe janë larguar nga Kardifi pas vrasjes së Tomasz Waga.Kjo vrasje është e lidhur për arsye kriminale pasi tre shqiptarët ishin të përfshirë me rritjen e Kanabisit nëpër shtëpi.

Deri më tani për këtë vrasje janë ngritur akuza ndaj një 23 vjeçari nga Whitchurch, në Kardif, ndërsa një 29 vjeçar akzuzohet për pastrim parash dhe vepra penale që lidhen me drogën.

Informacioni duhet t’u jepet ekskluzivisht Crimestoppers ose në internet në Crimestoppers-uk.org ose duke telefonuar në telefonin pa pagesë 0800 555 111 për t’u kualifikuar për shpërblimin.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Dorëheqje!”/ Shehaj akuzon Ramën për përdorim të institucioneve ndaj drejtësisë

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar pas...

Denoncimi i Berishës: Hyseni ndërhyri në Gjykatën e Lartë për Ballukun

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka risjellë sot...

Përplasje mes nxënësve në Kukës, 17-vjeçari plagos bashkëmoshatarin

Një konflikt mes dy nxënësve në një gjimnaz në...

Eurodeputetët në Zvërnec, Beleri: Jam pro çdo investimi që bëhet sipas ligjit

14 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, 7 nga mazhoranca...