4.5 C
Tirana

Aksion pastrimi në Parkun Kombëtar të Tomorit dhe malin e Dajtit

Më datë:

Parku Kombëtar i Tomorit dhe mali i Dajtit ishte ndalesa e radhës e nismës “10 parqe në 10 ditë”, një mundësi për të shenjuar të gjithë bashkë Ditën e Maleve të Pastra.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau në rrjetet sociale momente nga pastrimi i parkut dhe mali i Dajtit nga mbeturinat e hedhura pa kriter nga vizitorët.

“Aktivitetet e pastrimit  të nismës “10 parqe në 10 ditë” të cilat kanë vijuar në Parkun Kombëtar të Tomorit dhe atë të Dajtit  ku stafeve të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura u janë bashkuar që nga ekipet e bashkisë deri tek banorët e vizitorët duke bërë një punë shumë të mirë”, tha Kumbaro.

Në kuadër të ditës Ndërkombëtare të Maleve të Pastra, këtë vit po zbatohet një nismë e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura dhe drejtorive të saj rajonale që synon pastrimin e parqeve kombëtare nga datat 22 deri më 31 gusht.

Nën moton “10 parqe në 10 ditë” synohet jo vetëm pastrami i zonave që mbrohen si parqe kombëtare apo natyrore, por edhe promovimi edhe më tej i Shqipërisë nga Alpet e veriut deri në Llogora.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Koçiu: Policia u sulmua me molotov gjatë protestës së opozitës, veproi sipas ligjit

Ministrja për Punët e Brendshme, Albana Koçiu tha sot...

Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin për konfiskimin e apartamentit

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi...

Berisha nga Strasburgu: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës!

Gjatë debatit në grupin parlamentar të EPP-së në Strasburg...

Tabaku: Absurd ekonomik, digjitalizime rekord dhe rritje e administratës me 20 mijë punonjës

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, tha sot se...