Aksidenti i merr jeten shqiptarit ne Itali, la pas 3 fëmijë jetim

Më datë:

ITALI- Një aksidenti i rëndë ka ndodhur në Itali ku ka humbur jetën një shqiptar. Sipas mediave atje 38-vjeçari Klodian Tatani po udhëtonte me mjetin e tij tip “Panda” kur u përplas me një mjet tjetër.

Përplasja ishte shumë e fuqishme dhe i mori jetën babait të 3 fëmijëve të vegjël.

Klodiani lë pas gruan e tij Mejten dhe tre djemtë, Aleksin, Meidjanin e Manuelin, respektivisht 14, 8 dhe 4 vjeç.

“Një punëtor i palodhur, i cili në kohën e lirë ishte duke restauruar një shtëpi historike në Sant’Elena e cila në të shkuarën i përkiste fotografit Scoffone”, shkruhet në rrjetet sociale në nder të viktimës.

Aksidenti i rëndë ndodhi në një kthesë mes Villafranca dhe Dusino San Michele ndërsa rruga ka qenë e lagësht dhe e rrëshqitshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“BE-ja na ka mbajtur në rrugën e duhur”, Rama: Pa të do ishim si vendet e shkatërruara nga lufta

Kryeministri Edi Rama është shprehur i bindur se Reforma...

Jashtë Kuvendit, Shehaj shpërthen ndaj Ballukut: “Po detyron deputetët të mohojnë realitetin”

Nga jashtë Kuvendit, kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj...

Lamallari në OKB: Shqipëria, model transformimi dhe qasje proaktive ndaj migracionit

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ndodhet për...

Përcaktohen datat e finaleve të Kupës së Shqipërisë U-17 dhe U-19

Departamenti i Garave në FSHF ka përcaktuar datat e...