Raportohet se shpërthyer një bombol tek një piceri pranë zonës së “Deliorgjit” në Tiranë.
Policia ndodhet në vendngjarje.
Sipas informacioneve paraprake është ngjarja ka ndodhur te një piceri e re duke u hapur.
Pronari, duke instaluar bombolën e gazit në ambiente të brendshme, ka pas rrjedhje dhe ka shpërthyer në flakë.
Pronari i subjektit ka pësuar dëmtime të lehta, pa dëme të tjera në njerëz, vetëm materiale.
Dy të plagosurit nga shpërthimi i bombulës së gazit në Deliorgj janë 40-vjeçari B Dyrmishi, pronar i biznesit dhe 28-vjeçari K.Bajrami punonjësi i tij.
Ata po marrin trajtim mjekësor në QSUT, në shërbimin e djegie-plastikës.
Sipas burimeve brenda spitalit, të dy kanë marrë plagë të lehta.


