12.5 C
Tirana

Afrikë, 41 mijë punonjës të shëndetësisë janë infektuar me COVID-19

Më datë:

Organizata Botërore Shëndetësisë (OBSH) njoftoi se në kontinentin e Afrikës 41.000 punonjës të shëndetësisë janë infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19).

Drejtori i OBSH-së për Afrikën, Matshidiso Moeti, me rastin e Ditës Botërore të Sigurisë së Pacientit, tha se në kontinent janë infektuar me virusin 41.000 punonjës shëndetës.

Ai tërhoqi vëmendjen se 3,8 për qind të të infektuarve në kontinent e përbëjnë punonjësit e shëndetësisë. “Në vendet si Sierra Leone dhe Bregu i Fildishtë është arritur progres në uljen e përqindjes së infektimeve tek punonjësit e shëndetësisë. Ndërsa në Eritre, Ruandë dhe Sejshellet nuk ka pasur asnjë rast të infektuarve tek punonjësit e shëndetësisë”, u shpreh ai.

Në Afrikë numri i të infektuarve ka tejkaluar 1 milion e 380 mijë, ndërsa kanë humbur jetën mbi 33.000.

Numri më i lartë i rasteve është në Afrikën e Jugut, Egjipt, Marok, Etiopi dhe Nigeri.

Në Mauritius nuk ka asnjë rast aktiv, ndërsa në Sejshellet dhe Eritre nuk është raportuar vdekje.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Qeverisja e Kosovës është tre herë më afër BE-së se qeverisja shqiptare

https://www.youtube.com/live/Fgk85qn9710?si=WigSoVg0Rg0rmvIC&t=710 Në një konferencë me gazetarët, Sali Berisha tha se...

Osmani pret në takim Ursula von der Leyen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po pret në takim...

Balla: Përfaqësim i të gjitha partive parlamentare në komisionin e reformës zgjedhore

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla...

PS-PD konsensus për ngritjen e Komisioneve për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale

Nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi u...