Nigeria shënon mbi 130 raste të reja me COVID-19

Më datë:

Nigeria sot ka raportuar mbi 130 raste tjera me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe dy viktima.

Numri i përgjithshëm që nga marsi është rritur në 56.735, përfshirë 1.093 vdekje, njoftoi Qendra nigeriane për Kontrollin e Sëmundjeve (NCDC).

Deri më tani së paku 48.092 pacientë janë shëruar nga COVID-19.

Rastet dhe fatalitetet janë regjistruar në 36 shtete dhe Territorin e Kryeqytetit Federal të Nigerisë.

Me mbi 18.700 raste, kryeqyteti tregtar Lagos mbetet qyteti më i goditur nga COVID-19. Më pas ndiqet nga Territori i Kryeqytetit Federal, i cili përfshin kryeqytetin Abuja, me pothuajse 5.500 raste dhe shteti jugperëndimor Oyo, ku më shumë se 3.200 raste janë konfirmuar deri më tani.

Që nga dhjetori i kaluar COVID-19 ka marrë jetën e mbi 946.000 personave në të gjithë botën.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Zvërneci”/ Dita e 6-të e protestës, tubime në Tiranë dhe rrethe

Ka nisur protesta e radhës qytetare kundër investimeve në...

Rama “sy m’sy” me banorët e Zvërnecit për projektin

Këtë të premte, 5 qershor, kryeministri Edi Rama zhvilloi...

Ngjarje te Kthesa e Kamzës, polici sulmohet me thikë gjatë detyrës

Një konflikt ka ndodhur mes një qytetari dhe një...

Policia godet rrjetin e trafikut të armëve, i riu arrestohet në flagrancë

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, operacioni i...