8.5 C
Tirana

Afganistan, vritet udhëheqësi i talebanëve pakistanezë Shehryar Mehsud

Më datë:

Një nga liderët e lëvizjes talebane pakistaneze, Shehryar Mehsud, është vrarë në një sulm në verilindje të Afganistanit,  (AA).

Mehsud është vrarë në një shpërthim të një mjeti të kurdisur shpërthyes në provincën afgane Kunar, njoftoi grupi i tij.

Bëhet fjalë për komandantin e grupit “Hakimullah Mehsud“, që njihet si një njësi elitare e TTP-së, ndërsa në vendin e tij tashmë është emëruar ndihmësi i tij Maulana Wali Muhammad.

Lëvizja talebane pakistaneze TTP u formua në vitin 2007, ndërsa lëvizja ka pësuar humbje të madhe në vitin 2014 pasi ajo ka vepruar kryesisht në Afganistan në formën e disa grupeve më të vogla.

Udhëheqësi i fundit i TTP-së së bashkuar, Mullah Fazlullah, u vra dy vjet më parë, gjithashtu në Kunar të Afganistanit, ndërsa Mehsud, i cili u vra mbrëmë, që nga ajo kohë ishte emëruar udhëheqës i talebanëve pakistanezë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Kryengritje paqësore deri në fitoren e PD

https://www.youtube.com/live/dPCllg3yFX0?si=FDOqFhyKF7MuF9Te Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot gjatë...

Trump fton Ramën në Bordin e Paqes, Kryeministri: Krenar për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se presidenti i Shteteve...

Aksidenti tragjik te Ura e Dajlanit, lihet në burg shoferi

Gjykata e Shkallës së Parë e Durrësit, vendosi këtë...

“Berisha zbulon mesazhet e dosjes Balluku: Palloshi i gjatë dhe kontrolli i të dhënave private nga Ergys Agasi”

https://www.youtube.com/live/DasbiBQXR3c?si=9d57tJiMX2TZfjj6 Kreu i PD Sali Berisha po mban një bashkëbisedim...