Afganistan, disa policë të vdekur në sulmin e talebanëve

Më datë:

Të paktën 10 policë kanë humbur jetën në sulmin e armatosur dhe sulmin me bombë të militantëve talebanë në provincën Zabul të Afganistanit.

Kryetari i Këshillit Bashkiak të Zabul, Ata Jan Haq Bayan, në deklaratën për mediat tha se është kryer sulm me bombë dhe armë ndaj policisë që patrullonte në afërsi të qytetit Kalat në Zabul.

Ai tregoi se në sulm kanë humbur jetën 10 policë, ndërsa është plagosur një tjetër, duke shtuar se në përleshjen e ndodhur pas sulmit edhe militantët talebanë kanë pësuar dëme të mëdha.

Talebanët nuk dhanë ndonjë deklaratë në lidhje me rastin.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

U dënua me 1 vit burg, Edison Memolla rekurs në Gjykatën e Lartë

Ish-kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, i është drejtuar Gjykatës...

Trump akuzon Iranin për shkelje të armëpushimit mes pasigurive për bisedimet

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka deklaruar në një...

Policia mohon rrezikun për fëmijët në Tiranë pas identifikimit të dy shtetaseve iraniane

Një video e shpërndarë në rrjetet sociale, ku pretendohej...

Drejtësi për Liridona Ademajn, dënim maksimal për të akuzuarit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar sot me burgim...