Afganistan, 8 civilë të vdekur në një sulm ajror të NATO-s

Më datë:

Tetë civilë kanë humbur jetën nga një sulm ajror i forcave të NATO-s në rrethin Surkh-Rod në provincën Nangarhar në lindje të Afganistanit, (AA).

Ataullah Hogyani, zëdhënës i guvernatorit të provincës, tha në një deklaratë se forcat e NATO-s organizuan një operacion ajror kundër militantëve talebanë.

Hogyani tha se forcat e aleancës gabimisht kanë shënjestruar civilët, me çka tetë persona kanë humbur jetën.

Ai njoftoi se një delegacion është dërguar në rajon për të hetuar rastin.

Nga ana tjetër, Ajmal Omar, anëtar i Këshillit Provincial në Nangarhar, pohoi se nga sulmi jetën kanë humbur mbi dhjetë civilë.

Ende nuk dihet se avionët e cilit vend e kanë kryer sulmin. Në Nangarhar gjendet baza e forcave të SHBA-së që veprojnë në kuadër të NATO-s.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Në arrati prej kohësh, Ervin Mata arrestohet në Brazil

Zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Ervin Matës,...

Berisha pret zyrtarin e CDU: Procesi zgjedhor i deformuar, integrimi në BE të bazohet në merita

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një...

Durrës: Pranga organizatores dhe dy shtetaseve kolumbiane për prostitucion

Policia e Durrësit ka zbuluar një apartament, i cili...

Avokati i Veliajt: Gjykata nuk ka vlerësuar 35 fashikuj me prova digjitale

Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, deklaroi sot se...