13.5 C
Tirana

Afganistan, 21 persona të vdekur për shkak të ortekut

Më datë:

Si pasojë e një orteku në rajonin Daykundi të Afganistanit kanë humbur jetën 21 persona,  (AA).

Asadullah Sarwari, kreu i institucionit kundër fatkeqësive për rajonin Daykundin, në një deklaratë tha se prej disa ditësh bora intensive është efektive në të gjithë vendin dhe si pasojë është i pamundur qarkullimi në shumicën e provincave.

Deri më tani në Daykuni kanë ndodhur 31 orteke, tha Sarwari, duke shtuar se si pasojë kanë humbur jetën 21 persona dhe janë plagosur 10 të tjerë.

Ndër të tjera, Sarwari njoftoi se vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit për gjetjen e shtatë personave që kanë mbetur nën ortek.

Gjithashtu si pasojë e ortekut janë shkatërruar 50 shtëpi dhe dhjetëra kafshë kanë ngordhur, njoftoi më tej Sarwari.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rama për TV5 Monde: Turistët, dëshmitarë të një Shqipërie evropiane, mikpritëse dhe me harmoni fetare

 “Shqipëria, sekreti i Ballkanit” titullohet dokumentari i transmetuar mbrëmjen...

Sarandë, SPAK dërgon në gjykatë grupin e akuzuar për korrupsion

SPAK njoftoi përfundimin e hetimeve dhe dorëzimin në Gjykatën...

Çelaj: Veprimet e policisë jo korrekte me qytetarët, Gogu: Respektojmë protestën si të drejtë kushtetuese

 Në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes,...

Durrës, zbulohet aktivitet seksual i paligjshëm, arrestohen dy shtetase dhe dy klientë

Procedohen dy shtetase braziliane, të cilat kishin përshtatur apartamentin...