18.5 C
Tirana

Afera me privatizimin e Kompleksit Partizani, SPAK merr në pyetje ish-ministrin e Ekonomisë Genc Rulin

Më datë:

Ish-ministri i Ekonomisë, Genc Ruli është paraqitur këtë mëngjes, 27 shtator, në Gjykatën e Posaçme SPAK.

Genc Ruli do të merret ne pyetje për aferën e privatizimit të kompleksit “Partizani”.

Ish-ministri do të japë sot deklarime dhe fakte në lidhje me verifikimet e nisura për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Një ditë më parë në SPAK ka dëshmuar edhe ish-drejtuesi i Komandës së Mbështetjes Logjistike të FA, Vladimir Qiriazi.

Më herët për të njëjtën çështje ka dëshmuar në SPAK edhe ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu.

Objekt i këtij hetimi është zinxhiri i veprimeve shkresore zyrtare false, bërë nga kryeministria, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Ekonomisë, Arkiva e Shtetit, Agjencia e Kthim-Kompensimit të Pronave, Agjencia e Privatizimit, Hipoteka e deri te përfaqësuesi i përfituesve zhvatës.

 

Ndërsa subjekt hetimi janë personat urdhërues: Ish-Kryeministri Sali Berisha, ish-ministrat Fatmir Mediu, Arben Imami, Genc Ruli e Jamarbër Malltezi, dhëndri i Sali Berishës, që dorëzoi letra arkivore pronësore false në institucione.

Sipas informacionit, Byroja Kombëtare e Hetimit ka kërkuar këto dokumente nga këto 2 ministri:

– Shkresën Nr. 280/1, datë 31.10. 2005 të Ministrit të Ekonomisë, Genc Ruli, drejtuar Ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, me objekt: Propozim për privatizimin e Kompleksit “Partizani”.

– Shkresë-Përgjigjen Nr. 9549, datë 14.11.2005 të ministrit Fatmir Mediu, kthyer ministrit Genc Ruli, me objekt: “Pranimin e propozim- kërkesës për heqjen e kompleksit “Partizani” me sipërfaqe 33 mijë m2, nga inventari pronave të ushtrisë dhe privatizimin e tij.

– Shkresat Nr. 638/2, Nr. 638/3 e Nr. 638/4, datë 29.08.2007, që Bamir Topi, 1 muaj pas marrjes së detyrës, i ka dërguar kryeministrit Berisha dhe ministrave Mediu e Ruli, që kompleksi “Partizani” hiqej nga “Plani i përhapjes Ushtarake”, për efekt privatizimi sipas kërkesë së tyre.

– Urdhrin Nr. 50/1, datë 3.09.2007 të ministrit Genc Ruli, për miratimin e privatizimit të kompleksit.

– Shkresat që Gjeneral Vladimir Qirjazi i ka dërguar ministrit Mediu, kryeministrit Berisha e presidentit Topi, me refuzimin e privatizimit, si akt i paligjshëm e me letra pronësie false.

– Listën e përfituesve të truallit të kompleksit “Partizani” dhe dosjen e paraqitur prej tyre, si ish-pronarë trashëgimtarë, ku në numrin 22 është edhe emri i Jamarbër Malltezit, i cili kishte 1/64 pjesë të 33 mijë m2, ndërsa 1 javë pas privatizimit rezultoi pronar me 35% të sipërfaqes.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Dëshmia e Rrumit të Shijakut në gjyq: Çfarë po bëja para atentatit në makinën e Ndojës

Këtë të premte, më 7 nëntor, po zhvillohet gjyqi...

Vendimi i GJK, reagon Veliaj: Shteti ka ende busull! Do bëj çdo gjë që…

Erion Veliaj ka reaguar këtë të premte, 7 nëntor,...

Paqja fiskale| Rama fal detyrimet tatimore më të vjetra se 10 vite

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar detaje të paketës së...

Apokalips në Azinë juglindore, tajfuni “Kalmaegi” lë mbi 190 të vdekur

Tajfuni i fuqishëm “Kalmaegi” ka lënë pas një bilanc...