Aeroplani rrëshqet jashtë pistës së aeroportit në Stamboll

Më datë:

Një aeroplan pasagjerësh ka rrëshqitur jashtë pistës së Aeroportit Ndërkombëtar “Sabiha Gökçen” në Stamboll, si pasojë e të cilës trupi i aeroplanit u nda në dy pjesë.

Sipas pamjeve televizive në kanalin kombëtar turk TRT, trupi i aeroplanit është ndarë në dy pjesë.

Sipas ministrit turk të Transportit dhe Infrastrukturës, Cahit Turhan, mes 177 pasagjerëve në bord nuk ka viktima.

“Momentalisht ekipet tona po evakuojnë pasagjerët. Deri më tani nuk ka viktima, vetëm të plagosur”, tha Turhan.

Ndërkohë, sipas informacione fillestare, 21 të plagosur janë dërguar në spitalet në afërsi.

Disa zjarrfikës dhe paramedikë janë dërguar në zonën ku aeroplani rrëshqiti.

Aeroporti “Sabiha Gökçen” përkohësisht është mbyllur për trafikun ajror.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Supë me bizele dhe patate

Këtë perudhë që bizelet i gjeni dhe të freskëta...

CarPlay Ultra, pas Aston Martinit, do të vijë edhe te Hyundai, Kia dhe Genesis

Apple ka prezantuar CarPlay Ultra, gjeneratën e re të...

Metoda ideale për të larguar yndyrën në gjak

Niveli i lartë i yndyrave në gjak rrit rrezikun...

Kombëtarja U21, pas miqësores me SHBA, anulohet edhe ajo me Japoninë në Antalia

Ndeshja miqësore mes kombëtares shqiptare të U21 dhe Japonisë...