Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Nuk kemi lëvizje të re, do të ketë takime të tjera

Më datë:

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka thënë të hënën se nuk është arritur ndonjë marrëveshje me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti lidhur me çështjen e presidentit të vendit, por që takimet po vazhdojnë dhe se palët po përpiqen të arrijnë deri te një zgjidhje.

“Po provojmë të gjejmë zgjidhje të përbashkët, konsensuale, me takime. Kjo është rruga që duhet ndjekur përpara. Do ta ndjekim këtë rrugë sa herë që mundemi për t’i shmangur zgjedhjet”, ka thënë ai pas një takimi pothuajse dyorësh me Kurtin në ambientet e Kuvendit.

Takimi është zhvilluar pas përfundimit të mandatit presidencial të Vjosa Osmanit më 4 prill. Të njëjtën ditë, pozitën e ushtrueses së detyrës e ka marrë Albulena Haxhiu, kryetare e Kuvendit, ashtu siç parashihet me Kushtetutë.

Ka muaj që partitë kryesore nuk arrijnë pajtueshmëri për këtë çështje.

Partia e Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) i ka fituar bindshëm zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit dhe gëzon 57 ulëse në Kuvend, por ato janë të pamjaftueshme për zgjedhjen e presidentit, meqë për të finalizuar këtë proces nevojiten të paktën 80 vota.

Çfarë ndodhi në javët e fundit?

Qeveria e Kosovës është formuar më 11 shkurt. Ditë më vonë, Kurti i ka nisur diskutimet me krerët e partive kryesore opozitare për çështjen e presidentit, mirëpo palët nuk janë pajtuar për asnjë emër.

Më 5 mars, LVV-ja i ka propozuar dy emra për pozitën e presidentit: Glauk Konjufcën, ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe deputeten Fatmire Kollçaku – Mullhaxha. Në mungesë kuoromi, procesi ka mbetur në gjysmë.

Të nesërmen, ish-presidentja Osmani e ka prezantuar një dekret për shpërndarje të Kuvendit dhe hapje të rrugës për zgjedhje të reja. Vetë Osmani e synonte edhe një mandat të dytë, mirëpo nuk e siguroi mbështetjen e nevojshme në këtë drejtim.

LVV-ja e çoi dekretin e Osmanit në Gjykatën Kushtetuese, duke e konsideruar jokushtetues.

Gjykata më pas doli me vendim duke thënë se dekreti i ish-presidentes nuk ka pasur asnjë efekt juridik dhe e përcaktoi 28 prillin si afat të fundit për zgjedhje të presidentit, në të kundërtën shteti shkon në zgjedhje që duhen të mbahen brenda 45 ditësh.

Vetë Kurti dhe partia e tij kanë thënë disa herë në ditët e fundit që zgjedhjet e reja duhet shmangur dhe e kanë përmendur nevojën e bashkëpunimit, mirëpo përparim konkret nuk është parë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Protesta në Maqedoninë e Veriut, Bardhi: Shqipja nuk negociohet

 Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi,...

Situatë e vështirë për udhëtarët: Çmimet e transportit publik në rritje

Rritja e çmimit të naftës në vend ka sjellë...

SUEDI – Mbi 30 000 familje pa energji elektrike për shkak të stuhisë

Më shumë se 30.000 familje u raportuan pa energji...

Protesta e studentëve shqiptarë në RMV, Hoxha: Përdorimi i gjuhës amtare, e drejtë themelore

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha,...