13.5 C
Tirana

​Abdixhiku në Prekaz: Rrugëtimi i Kosovës qëndron mbi sakrificën e familjes Jashari

Më datë:

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se mbi sakrificën e familjes Jashari qëndron rrugëtimi i ardhshëm i Kosovës për një shtet të barabartë në mes të vendeve evropiane.

Ai ka kujtuar rënien heroike të komandantit legjendar, Adem Jashari, familjes së tij dhe gjithë dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duke thënë se me rënien e tyre ka lindur përpjekja finale për liri, shtet dhe pavarësi.

Abdixhiku me bashkëpartiakë kanë bërë homazhe në Prekaz në nderim të Epopesë së lavdishme të UÇK-së, raporton KosovaPress.

“Sot nderojmë 25 vjetorin e Epopesë së UÇK-së, nderojmë datat 5,6 dhe 7 mars të vitit 1998 ku në këtë tempull të sotëm ranë heroikisht familja Jashari, komandanti legjendar Adem Jashari dhe në këtë rënie të tyre lindi edhe përpjekja jonë finale për liri, për shtet dhe për pavarësi.

Mbi sakrificën ultime të komandantit Adem Jashari, familjes Jashari dhe gjithë të rënëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës qëndron edhe rrugëtimi jonë i ardhshëm për një shtet të barabartë në mes të vendeve evropiane dhe këtë rrugë në këtë ditë duhet ta kujtojmë gjithnjë edhe si shenjë uniteti të brendshëm por edhe si përpjekje të pashtershme të popullit tonë”, u shpreh Abdixhiku.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Takimi Xi–Trump: Kina dyshon te SHBA-të dhe kërkon rishikim të politikës ndaj Tajvanit

Edhe pse Uashingtoni dhe Pekini kanë shpallur arritjen e...

Mbi 14 orë seancë plenare, Kuvendi vijon punimet me raportimin e kreut të KLGJ-së

Kuvendi ka vijuar punimet e seancës plenare edhe pas...

Sekuestrohen pasuritë e spitalit privat në Tiranë, mbi 1 milionë euro fatura jo tatimore

Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë, me kërkesë...

Rama për Thaçin: “Humbja e shinatave”, por trashëgimia e pavarësisë së Kosovës mbetet

Kreu i qeverisë Edi Rama, përmes një postimi në...