13.5 C
Tirana

Abbas i gatshëm të rifillojë bisedimet e paqes me ish-kryeministrin izraelit

Më datë:

Kuds
Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas, ka deklaruar se ai është i gatshëm të rifillojë bisedimet e paqes, nga të cilat u larguan mbi një dekadë më parë me ish-kryeministrin izraelit, Ehud Olmert,  (AA).

Duke folur në një konferencë të përbashkët për media me Olmert në New York, pas një takimi të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB), Abbas tha se e ashtuquajtura “Marrëveshja e Shekullit” e presidentit amerikan, Donald Trump, nuk do të sjellë as paqe dhe as stabilitet në Lindjen e Mesme.

Plani i Trump-it duket se nuk plotëson as edhe kërkesat më themelore palestineze për paqe gjithëpërfshirëse me Izraelin, përfshirë të drejtën e kthimit për refugjatët palestinezë të cilët u detyruan t’i braktisin shtëpitë e tyre si rezultat i konfliktit.

“Jam plotësisht i gatshëm të rifilloj bisedimet atje ku e lamë me ju, z. Olmert, nën ombrellën e Kuartetit ndërkombëtar dhe jo në bazë të planit të aneksimit dhe legalizimit të vendbanimeve dhe shkatërrimit të zgjidhjes me dy shtete”, tha Abbas.

Ish-kryeministri Olmert, nga ana e tij, duke folur për presidentin palestinez tha se “Është njeri i paqes. Ai është kundër terrorit. Prandaj, ai është partneri i vetëm me të cilin mund të merremi”.

Megjithatë, Olmert nuk pranoi të kritikojë planin e Trump-it.

Olmert në vitin 2008 zhvilloi një seri të bisedimeve të paqes me presidentin Abbas, kur ai u zgjodh kryeministër i Izraelit.

Por, bisedimet dështuan në mes të problemeve ligjore për Olmert dhe një operacioni izraelit në Rripin e Gazës.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Mjegull në Rrugën e Kombit, policia apel për kujdes të shtuar

Policia Rrugore apelon për më shumë kujdes nga drejtuesit...

BE: Shkëlqime shprese për përdorimin e aseteve: ‘para tani ose gjak më vonë’

Propozimi i Komisionit Evropian për përdorimin e aseteve ruse...

Protesta kombëtare e 22 Dhjetor, Sali Berisha: I japim ultimatum Edi Ramës, të largohet

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se në...

Eksplozivi në banesën e nënës së Gentjan Zotos në Vlorë, zbardhet ngjarja, arrestohen babë e bir

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur para 3 javësh...