Turqi, ndalohen 135 migrantë të parregullt

Gjithsej 135 migrantë të parregullt u ndaluan në metropolin më të madh të Turqisë, Stamboll, theksuan burime të sigurisë, (AA).

“Kjo ndodhi derisa policia zhvilloi një operacion si pjesë e përpjekjeve të sigurisë kundër migracionit të parregullt dhe trafikimit të njerëzve”, theksuan burimet.

Migrantët, shtetas të Bangladeshit dhe Pakistanit, u ndaluan në rrethin Fatih të Stambollit.

Ata më vonë u transferuan në zyrat provinciale të migracionit për përpunim ligjor.

Në vitin 2019, autoritetet turke ndaluan një rekord prej 454.662 migrantë të parregullt në të gjithë vendin me rreth 60 mijë të kapur gjatë udhëtimeve në Detin Mesdhe.

Gjatë vitit 2018 në Turqi u ndaluan 268 mijë migrantë të parregullt, nga 175 mijë në vitin 2017 dhe 2016, si dhe 146 mijë në vitin 2015.

Po ashtu rreth 28 mijë trafikantë janë arrestuar nga autoritetet gjatë pesë viteve të fundit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi