21.5 C
Tirana

Mbyllen hetimet për zjarrin te QSUT: Dy inxhinerët nuk zbatuan detyrat

Më datë:

Kanë përfunduar hetimet e Prokurorisë së Tiranës lidhur me zjarrin që përfshiu godinën e “Urgjencës së Re” te QSUT në Shkurt të 2024-ës.

Mësohet se janë dërguar për gjykim Enea Koka dhe Ejnar Shena, specialistë të sektorit të inxhinierisë klinike pranë kësaj qendre spitalore. Sipas Prokurorisë, specialistët nuk kanë zbatuar siç duhet detyrat e tyre, që nga mirëmbajtja e aparaturave e deri te projekti që lidhet me ventilimin.

Shkak i zjarrit rezulton të ketë qenë “mungesa e një projekti të detajuar të instalimit të stacionit të burimit emergjent UPS si dhe mungesa e zbatimit të kushteve teknike, standardeve të sigurisë dhe mbrojtjes nga zjarri”.

“Prokuroria arriti në përfundimin se specialistët me veprimet e tyre nuk kanë zbatuar detyrat e përcaktuara në rregulloren e institucionit si: Funksionimin e sigurtë dhe në përputhje me standardet përkatëse të aparaturave dhe pajisjeve mjekësore, ku përfshihen UPS-të dhe bateritë, pjesë integrale e pajisjeve mjekësore, nuk kanë planifikuar dhe ndjekur me përgjegjësi kryerjen e mirëmbajtjes së aparaturave dhe pajisjeve mjekësore, në përputhje me udhëzimet e prodhuesve e konkretisht të UPS-ve dhe baterive, nuk kanë parashikuar dhe nuk kanë hartuar projektin teknik lidhur me ventilimin, ajrimin e vendosjen e UPS-ve, raportin teknik të projektimit dhe zbatimit nga zjarri në vendin ku do vendosen UPS-të dhe bateritë”, njofton Prokuroria.

Më tej thekson se “specialistët kanë qenë në dijeni të faktit që UPS-të dhe bateritë janë vendosur në katin 2-të godinës të Urgjencës, jashtë kushteve teknike dhe standardeve që kërkohen nga prodhuesi, për instalimin dhe funksionalitetin e tyre”. Kujtojmë se ngjarja u raportua mëngjesin e 11 Shkurtit të vitit të shkuar, ku fatmirësisht nuk pati të lënduar.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

OpenAI realizon planin për të konkurruar Google, prezanton shfletuesin me IA

OpenAI ka prezantuar një shfletues me inteligjencë artificiale për...

Bonus-malus në zbatim nga 1 janari 2026, penalizon 3,8 % të drejtuesve të mjeteve me historik aksidentesh

Drejtoresha Ekzekutive e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), Mimoza...

Presidenti Begaj kërkon rishikim të qëndrimit të Vietnamit mbi njohjen e Kosovës

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, pranoi sot Letrat Kredenciale...

Berisha sulmon Ballukun: Paratë e qytetarëve të shpenzuara pa masë për aeroportin e Vlorës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar sot...