Aksidenti tragjik në Kosovë, reagon Kurti: Dhimbje e madhe…

Më datë:

Tre persona kanë humbur jetën e 5 të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti në Kosovë. Sipas KlanKosova, aksidenti ka ndodhur në fshatin Çubrel të Skenderajt. Mësohet se 3 viktimat i përkasin të së njëjtës familje. Bëhet fjalë për shtetasit Z.G, rreth 70 vjeç, A.G, rreth 50 vjeç dhe G. G, rreth 48 vjeç.

“Si pasojë e aksidentit, bazuar në informacionet e siguruara kanë humbur jetën tre persona civilë, përderisa lëndime kanë pësuar edhe pesë persona tjerë, katër prej tyre zyrtarë policorë”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.

Pas aksidentit tragjik, kryeministri Albin Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes gjatë qarkullimit me automjete.https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Falbini2017%2Fposts%2Fpfbid02Stp4KRrdL8doXPqe2Fyw3nLeEP1hsGuEVDQWzaBe1JYso9gx3rmJAD4XRY4vZTvGl&show_text=true&width=500

Edhe kreu i Parlamentit Glauk Konjufca është shprehur i tronditur me ngjarjen, duke u shprehur ngushëllimet familjarëve të viktimave.  Duhet theksuar se 4 prej të plagosurve janë punonjës policie. Inspektoriati Policor i Kosovës është përfshirë po ashtu në hetimin e rastit, për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rama në samitin “Në mbrojtje të demokracisë” në Spanjë, pritet nga Sanchez

Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në Samitin “Në...

Irani rimbyll Ngushticën e Hormuzit për shkak të bllokadës amerikane

Irani ka deklaruar sot se po rikthen “kontrollin e...

Durim Bami transferohet nga ‘313’-a drejt burgut të Fushë Krujës

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka pranuar kërkesën e...

Kosova arreston një person nën dyshimin për përfshirje në sulmin në Banjskë

Policia e Kosovës ka arrestuar të premten një person...