18.5 C
Tirana

Korrupsion në zgjedhje/ Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Memolla dënohet me 1 vit burg

Më datë:

Gjykata e Posaçme ka shpallur fajtor kryebashkiakun e Rrogozhinës, Edison Memollën për akuzën e “korrupsionit në zgjedhje”.

GJKKO ka dënuar Memollën me 1 vit “arrest me burg”. Gjykata dha gjithashtu dënim plotësues për Edison Memollën që për 5 vite të mos ushtrojë funksione publike.

Pasi është njohur me dënimin, Memolla është shprehur se pret që të zbardhet vendimi e më pas do të japë një deklaratë më të qartë për mediat.

“Presim të zbardhet vendimi, pastaj do të kemi një deklaratë më të qartë. Do jua japim edhe ju mediave, do e publikojmë”, u shpreh Edison Memolla.

Hetimet për kryebashkiakun nisën pas publikimit në media të një audio-përgjimi ku dëgjohet Edison Memolla, në atë kohë kandidat për kryetar bashkie në Rrogozhinë teksa ndikon tek një elektriçist për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor.

Për Prokurorinë e Posaçme, e gjithë kjo bëhej me qëllim që qytetari të votonte në favor të tij në zgjedhjet e pjesshme lokale të datës 6 Mars 2022. SPAK thotë se hetimet gjithashtu konfirmuan se Memolla premtonte punësime në Bashkinë Rrogozhinë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Wanted! Në kërkim për grup kriminal, kapet në Britani 30-vjeçari

Interpol Tirana/Bashkëpunim intensiv me partnerët, në kuadër të operacionit...

Nga rezoluta pas fjalës së Çelës në Kuvend, zbardhen pikat e dakordësuara mes PS-PD

Teksa gjatë seancës së sotme pati debate të ashpra...

Dosja “Partizani”/ Dështon seanca për Berishën, ja kur do të mbahet

Seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, ndaj kryetarit të Partisë...

TEKNOLOGJI – Australia padit Microsoft për praktika jo të ligjshme

 Autoriteti australian i konkurrencës njoftoi se po ndërmerr veprime...