Erdoğan: Avantazhi ynë më i madh është se filluam herët luftën kundër Covid-19

Më datë:

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan duke folur në lidhje me masat që i kanë marrë kundër koronavirusit të ri (COVID-19), tha se avantazhi më i madh për to është se filluan herët luftën me sëmundjen, me infrastukturën e tyre të fuqishme të shëndetësisë.

Erdoğan këto vlerësime i bëri gjatë fjalimit të tij nëpërmjet video-konferencës në mbledhjen provinciale të partisë që ai udhëheq, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti).

Duke folur për masat që i ka marrë vendi i tij kundër COVID-19, ai tha se institucionet janë duke i ndjekur zbatimet.

Ai përsëriti thirrjen që qytetarët të mos dalin nga shtëpitë e tyre deri sa të kalojnë këto ditë të vështira. “Sa më shumë e zgjasim distancën sociale aq më shpejtë e thyejmë shpejtësinë e përhapjes së sëmundjes”, tha ai.

“Jemi të vendosur për vazhdimin e prodhimit dhe eksportit”, theksoi presidenti turk duke rikujtuar se Turqia në 7 vitet e fundit ka përballuar shumë sulme dhe se do ta tejkalojë edhe këtë me të cilën po përballet sot.

“Duke boshatisur rrugët, duke mos dalë nga shtëpitë tona nëse nuk është e detyrueshme, duke i kushtuar vëmendje pastërtisë sonë inshallah do ta kapërcejmë këtë fakteqësi”, u shpreh Erdoğan.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Sula: IKMT dhe IMT do të bashkohen në një strukturë të vetme”

Kryeinspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula gjatë një takimi me...

“Vendimi i European Komision: 160 milionë euro për Ballkanin, përfitojnë tre shtete”

Komisioni Evropian (KE) ua ka ndarë në total 158.9...

“Vendimi i Apelit në GJKKO: Bllako fiton pafajësi pjesore, dënimi zbret në 2 vite”

Apeli i GJKKO ka zbutur dënimin për Alqi Bllako...

Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

Konferenca Vjetore e 28-të e Qendrës Ndërkombëtare të Mikrofinancës...