U gjet i pajetë në oborrin e shtëpisë, Policia: I moshuari në Zall-Bastar është vrarë!

Më datë:

Policia ka zbuluar më shumë mbi ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë në Zall-Bastar, ku një i moshuar u gjet i pajetë në oborrin e shtëpisë.

Pas kryerjes së ekzaminimit mjeko-ligjor, ka rezultuar se 81 vjeçari Xhelal Meta kishte dëmtime në pjesën e pasme të kokës.

Dyshohet se ai është goditur me sende të forta.

“Paraprakisht, në lidhje me këtë ngjarje nga ana e DVP Tiranë, janë referuar materialet në Prokurori, për veprën penale “Vrasje me dashje” parashikuar nga neni 76 i kodit penal.

Vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë ligjor dhe për përcaktimin rrethanave konkrete të ngjarjes dhe shkaqeve të humbjes se jetës së shtetasit Xh.M”, thuhet në njoftimin zyrtar të bluve.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Zjarr në banesë në Kosovë kthehet në tragjedi familjare

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të mërkurë,...

Distria Krasniqi në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian

Kampionati Evropian i xhudos tashmë ka filluar, ku në...

Këlliçi: Rama në Paris për festë private, ndërsa vendi përballet me çështje në NATO

Deputeti i PD Belind Këlliçi, u shpreh se interpelanca...

Kontrolle në Zubin Potok, policia e Kosovës zbulon armatime të shumta në banesa dhe vende të fshehta

Në gjashtë raste të ndara, Policia e Kosovës më...