Inceneratori i Tiranës, GJKKO pranon kërkesën e Alqi Bllakos për gjykim të shkurtuar. Pretenca më 29 Janar

Më datë:

Gjykata e Posaçme ka vendosur të pranojë kërkesën e ish-deputetit socialist Alqi Bllako për gjykim të shkurtuar. Kjo do të thotë se në rast se ai shpallet fajtor, i ulet 1/3 e dënimit.

Ka nisur procesi gjyqësor në themel lidhur me çështjen e inceneratorit të Tiranës. Ai akuzohet për “korrupsion pasiv” në dy raste, ndërkohë SPAK ka relatuar në mënyrë të përmbledhur provat dhe faktet që disponon në lidhje me çështjen në fjalë, duke dhënë edhe argumentat se përse kërkon dënimin e Bllakos.  

Gjatë hetimeve, thotë Prokuroria e Posaçme, janë konstatuar veprime të kundraligjshme të kryera nga i pandehuri, ku dyshohet se në kohën kur ishte Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit ai ka përfituar para në vlerën e rreth 120 mijë eurove e 7 milion e 520 mijë lekëve.

“Nga SPAK, janë paraqitur 37 fashikuj për çështjen e Bllakos”.

Seanca e radhës është caktuar në datë 29 Janar në orën 10:00, ditë kur do të caktohet pretenca për Alqi Bllakon. Në të njëjtën seancë do të jepen edhe argumentat e mbrojtjes.

Kujtojmë se më herët për këtë dosje, SPAK ka çuar në gjykatë 12 ish-zyrtarë, mes të cilëve edhe ish-ministrin Lefter Koka për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.

Ndërkohë vijojnë hetimet për personat e tjerë që sipas SPAK janë të përfshirë në paligjshmëri në dosjen e inceneratorit të Tiranës.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Zjarr në banesë në Kosovë kthehet në tragjedi familjare

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të mërkurë,...

Distria Krasniqi në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian

Kampionati Evropian i xhudos tashmë ka filluar, ku në...

Këlliçi: Rama në Paris për festë private, ndërsa vendi përballet me çështje në NATO

Deputeti i PD Belind Këlliçi, u shpreh se interpelanca...

Kontrolle në Zubin Potok, policia e Kosovës zbulon armatime të shumta në banesa dhe vende të fshehta

Në gjashtë raste të ndara, Policia e Kosovës më...