Komisionerja e Zgjerimit: Shqipëria në BE në fund të 2029

Më datë:

Në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Evropian, Komisionerja e re për Zgjerimin, Marta Kos, paralajmëroi anëtarësimin e Shqipërisë edhe përpara vitit 2029, nëse realizohen në kohë reformat e kërkuara nga shtetet anëtare të BE-së.

“Shqipëria tani është kthyer në shtet pararojë në procesin e zgjerimit, krahas Malit të Zi. BE mund të përfundojë procesin e negociatave me Shqipërinë në fund të vitit 2027.

Shqipëria dhe Mali i Zi mund të anëtarësohen me të drejta të plota në BE edhe përpara vitit 2029.

Do të shkoj fillimisht këtë javë në Podgoricë dhe në muajin Shkurt në Tiranë, në vizitën time të parë si Komisionere për Zgjerimin.

Integrimi, përgjegjësi e qeverisë dhe opozitës ndaj duhet konsensus kombëtar për reformat”, tha Marta Kos.

Sipas Kos, kryeministri Edi Rama i ka propozuar asaj që të organizohet një ndeshje basketbolli mes liderëve ballkanike dhe atyre të BE-se.

Ajo theksoi se procesi i zgjerimit, do të mbetet i bazuar në merita, pavarësisht momentit të ri gjeopolitik.

Komisionerja e re për Zgjerimin u premtoi eurodeputetëve se do të bënte gjithçka që mosmarrëveshjet dypalëshe të mos pengojnë në vijim bisedimet e anëtarësimit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Balla uron besimtarët myslimanë nga Xhamia e Madhe e Kavajës

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për qarkun Tiranë, Taulant...

Lutje dhe besim nën diellin përvëlues, më shumë se 1.7 mln myslimanë ngjiten në malin Arafat

Më shumë se 1.7 milionë myslimanë u mblodhën këtë...

Shullazi dhe bashkëpunëtorët, 55 vite burg – vendimi final i Gjykatës së Lartë

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e...

Ndryshim në treg: nafta ulet me 5 lekë

Bordi i Transparencës ka publikuar këtë të mërkurë, 27...