Telefonata e 21-vjeçares që alarmoi dje Tiranën, policia shpall në kërkim 4 djem nga Vlora

Më datë:

Ditën e djeshme forcat speciale të RENEA-s ndërhynë në një apartament në një pallat në Astir, aty ku këtë të enjte u ngujua një vajzë e moshës 21-vjeç.

Lidhur me këtë ngjarje, policia e Tiranës ka shpallur në kërkim 4 djem nga Vlora. Ata akuzohen për armët e zjarrit, kokainën dhe një jelek antiplumb që u gjetën në një prej banesave të marra me qira.

Ata bashkë me 3 vajza mes tyre edhe 21-vjeçarja kanë festuar mbrëmjen e të mërkurës dhe orët e para të mëngjesit të së enjtes në dy banesat e marra me qira ditore.

Vajza është shprehur se ka shkuar me dëshirën e saj në banesë, por sipas saj kur ka parë që kanë armë është frikësuar.

Ndryshe nga sa ka pretenduar gjatë telefonatës në polici ajo ka deklaruar se nuk e kanë dhunuar.

Ndërkohë edhe nga akt ekspertiza e kryer rezulton se nuk ka shenja dhune.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Sony prezanton kufjet e reja 1000X The Collexion

Sony zbuloi kufjet e saj të reja të nivelit...

Zbulohen eshtrat e dinozaurit më të madh të Azisë

Ky skelet gjigant i ekspozuar këto ditë në muzeun...

Pite të Sheshta Tigani – Gati në 30 Minuta

Pitet janë ushqimi i mirë i çdo vakti. Ato mund...

Pesë ushqime që nxisin natyrshëm përthithjen e vitaminës D

Marrja e vitaminës D me ushqime të caktuara mund...