Goditën me sende të forta 48-vjeçarin në Tiranë, identifikohen 6 autorët. Dy prej tyre në pranga

Më datë:

Policia e Tiranës ka identifikuar 6 autorët të cilët kanë goditur me sende të forta një 48-vjeçar, dy ditë më parë, në një berberhane në rrugën “29 Nëntori” në kryeqytet.

Blutë bëjnë me dije se janë arrestuar G. K., 24 vjeç dhe L.T, 31 vjeç, si dhe u shpallën në kërkim personat R. K., L.(A.). K., G. K. dhe D.(A.). K.    

Uniformat blu bëjnë me dije se është sekuestruar 1 armë zjarri pistoletë dhe 1 armë gjahu, që i posedonin këta persona, si dhe 2 automjete dhe disa veshje që kanë mbajtur autorët gjatë ngjarjes.  48-vjeçari i dëmtuar ndërkohë ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/ Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 3, operacioni policor i koduar “Details”. 

Identifikohen 6 shtetasit që goditën me sende të forta, një 48-vjeçar, në një berberhane, 2 ditë më parë. Vihen në pranga 2 prej tyre, punohet për kapjen e 4 të tjerëve.    

Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë dhe 1 armë gjahu, që i posedonin këta shtetas, 2 automjete dhe disa veshje që kanë mbajtur autorët gjatë ngjarjes.  

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen e rrethanave të një konflikti të ndodhur më datë 05.01.2025, si pasojë e të cilit u dëmtua më sende të forta shtetasi A. R., 48 vjeç, i cili vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, Komisariati i Policisë Nr. 3 ka finalizuar operacionin e koduar “Details”.

Si rezultat i këtij operacioni, u identifikuan dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit: G. K., 24 vjeç dhe L.T, 31 vjeç, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit R. K., L.(A.). K., G. K. dhe D.(A.). K.    

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 05.01.2025, në një berberhane, në rrugën “29   Nëntori”, kanë goditur me sende të forta, dyshohet për motive të dobëta, shtetasin A. R., 48 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.        

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:    

1 armë zjarri pistoletë, me leje, që u gjet në banesën e shtetasit L. T.;      

1 armë gjahu, që u gjet në banesën e shtetasit D. K.; 

2 automjete që dyshohet se janë përdorur në këtë ngjarje;

Veshje që dyshohet se kanë mbajtur autorët gjatë ngjarjes, të cilat u gjetën në njërin prej këtyre automjeteve.     

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Beyer thekson rëndësinë e transparencës gjyqësore, Berisha: Qëndrojmë të vendosur për Europën

Pas takimit që zhvilloi sot me Peter Beyer, Raporter...

Ndodhen në Kinë! Ndërtohen shkallët lëvizëse më të gjata në natyrë në botë

Një qytet në Kinë ka ndërtuar sistemin më të...

“Të çmendur” pas Botërorit, Infantino: Më shumë se 500 milionë kërkesa për bileta

Botërori i FIFA-s 2026 pritet të jetë një ngjarje...

Byrek me kungull dhe djathë dhie

Përbërësit: 1 petë sfoliat (ose brumë për byrek) 400 g kungull,...