6.5 C
Tirana

Xhaferri: Asnjë nga premtimet e Paktit për Universitetin nuk është mbajtur

Më datë:

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Besart Xhaferri e cilësoi sot Paktin për Universitetin, si mashtrimin e radhës të qeverisë, ndërsa paralajmëroi një protestë marshim në 19 dhjetor.

“Edi Rama u zotua se duke nisur nga 2019 buxheti për arsimin do shkonte 5% e PBB, ndërsa për buxhetin e vitit 2025 për arsimin në tërësi është parashikuar të jepet vetëm 2,45 % të PBB-së të vendit, ose ndryshe 62.2 miliardë lekë, më pak se gjysma e asaj që ishte premtuar”, tha ai.

Sipas Xhaferrit, “asnjë nga 8 pikat e Paktit për Universitetin nuk është mbajtur”.

Ai ftoi të rinjtë mesditën e 19 dhjetorit t’i bashkohen protestës marshim nga Qyteti Studenti drejt MAS.

“Çdo student dhe çdo i ri që kërkon që arsimi të mos bëhet kurban i Edi Ramës dhe korrupsionit të tij është i ftuar në na bashkohet në këtë marshim dinjiteti ne emër të Universitetit”, u shpreh Xhaferri.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Çako: Dron termik për të lokalizuar 2 barinjtë e mbetur në tokat e përmbytura në Hasturkas në Fier

Kreu i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako...

Nis gjykimi për rezervat shtetërore, seanca mbyllet për publikun

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot po mbahet seanca...