16.5 C
Tirana

Sveçla: Shumë shpejt do të nisin punimet për ndërtimin e fabrikës së municionit

Më datë:

Shumë shpejt pritet të nisin punimet për ndërtimin e fabrikës së municionit në Kosovë, dhe brenda një afati rekord besohet se do të përfundojë ndërtimi i saj. Kështu ka thënë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i cili u shpreh se Kosova me këtë fabrikë do të ndërtojë kapacitetet për të prodhuar municionin e nevojshëm për ushtri dhe polici.

Këto komente, Sveçla i bëri sot, pas pjesëmarrjes në publikimin e raportit  që paraqet angazhimin e Kosovës në parandalimin dhe luftimin e terrorizmit.

Për ndërtimin e kësaj fabrike, ministri i Punëve të Brendshme potencoi se Kosova e ka mbështetjen edhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Rreth dy javë më parë kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se ka marrë vendim për themelimin e komisionit ndërministror për nisjen e vlerësimit për hapjen e kësaj fabrike si dhe laboratorin për dizajnimin e fluturakeve pa pilot.

Ndërkaq dje, Qeveria e Kosovës e ka nënshkruar një marrëveshje me prodhuesin shtetëror turk të industrisë së mbrojtjes, Makine ve Kimya Endüstrisi, për themelimin e një fabrike të municioneve në Kosovë. 

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Fermerët protesta të dhunshme në Bruksel

Qindra fermerë nga vende të ndryshme të Europës marshuan...

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, lirohet nga burgu Arbër Paplekaj

Gjykata e Durrësit ka vendosur sot më 18 dhjetor...

Komunat në veri votojnë për t’u tërhequr nga Asociacioni i Komunave të Kosovës

Komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, Mitrovica...

Peleshi: Kuvendi, jo arenë për beteja personale apo partiake

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, reagoi pas kaosit të...